Dizanjerja Lumnije Krasniqi dy gëzime në një ditë

Ajo është një emër i njohur në industrinë e modës dhe vazhdon të mësojë të rinjtë që duan të bëhen dizanjerë në kolegjin Evolution në Prishtinë.

Po flasim për dizenjatoren Lumnije Krasniqi e cila ditën e enjte konkretisht më 4 prill ajo ka pasur dy gëzime në një ditë duke festuar mes shumë miqve dhe emrave të njohur jo vetëm ditëlindjen por edhe hapjen e lokacionit të dytë në Ulpiane.

Dihet se Lumnija se pasioni i saj kryesor për dizanje është ai i vellove fustave të bukura të nusërisë të krijuar me mjaft art nga vetë ajo. Kujtojmë se artistja ka edhe më herët një lokacion në Zahir Pajaziti e tashmë nga dita e enjte sjell një tjetër pikë me fustane vërtetë madhështore të nusërisë.

Ajo gjithashtu është bashkëshortja e një prej emrave më të njohur të hiteve të muzikës së bukur shqiptare, Burim Krasniqi, ndërsa familja dhe artistët e pranishëm kishin menduar që tia uronin edhe ditëlindjen me shumë supriza në këtë ditë dyfish të shënuar për të.