Hallakam në estrad, Blero e bën horë Labinot Tahirin

Mosmarrëveshja më e re në estradën kosovare.

Këngëtari shumë i njohur e i dashur për publikun Labinot Tahiri shpeshherë di të bëj deklarata ekskluzive duke hedhur në dritë çështje të ndryshme, e të pathëna deri më tani. Këtë e bëri edhe këtë herë kështu duke nisur një debat me Bleron, shkruan Metro.

E së fundmi Labinot Tahiri ka treguar se ka punuar një projekt me reperin Getinjo dhe Bleron, por që ky projekt nuk ka dalur asnjëherë për ”faj” të Bleros.

Blero, sipas Labinot Tahirit kishte refuzuar që Getinjo të ishte pjesë e projektit duke dashur që vetëm Labi të bënte pjesë në të. Kështu kënga kishte mbetur pa u publikuar.
Si duket kjo deklaratë nuk la pa zgjuar edhe reagimin e Bleros.

Këngëtari përmes një postimi tregoj arsyen e dështimit të këtij bashkëpunimi, dhe arsyen përse nuk u publikua.

Ai ”thumboi” Labin duke i thënë se e tëra çfarë ti ke dashur të bësh është që ”të dukesh mirë para Ferizajlive”.

Ndërsa ky është postimi i plotë i Bleros: