Ju prezantojmë artistin e ri dhe mjaft talent Noly!

Ai është super talent në muzikën që bën e deri tani ka vetëm dy projekte muzikore por po pëlqehet dhe komentohet mjaft.

Ky është këngëtari Arbnor Nrecaj por në art nihet si Noly dhe kënga e tij më e re ardhur me një klip të bukur realizuar në Tajlandë quhet “Violeta”.

Noly është mjaft i ri dhe ka vetëm një vit që ka nisur pasionin e tij dhe mjaft premtues në skenën muzikore e mjafton që ta dëgjoni projektin e tij më të ti e do të bindeni se ai do të jetë një emër i rëndësishëm në skenën shqiptare.

Artisti jeton sa në Zvicër dhe në Kosovë, ndërsa këngët i shkruan vetë dhe mundohet të bashkëpunoj me më të mirët për muzikë e ndërsa një duet do të donte për shkak të stilit me Taynen.