Rrëfimi prekës i Arianit Kocit

Avokati Arianit Koci i ka prekur të gjithë ndjekësit me postimet e fundit në Facebook, me foto të 20 viteve më parë ku tregon realiteti i trishtë të asaj periudhe, por, njëkohësisht edhe momenti i lumtur për familjen Koci.

Koci përmes këtij postimi ka treguar se 20 vite më parë ka ardhur në jetë vajza e tij Adea. Ai tutje ka treguar se një natë para se të lindë Adea, gjendja e sigurisë në Prishtinë ka qenë e tmerrshme. Sot, vajza e tij ka mbushur 20 vite, dhe Koci përmes këtij tregimi e ka uruar vajzën e tij. /Lajm24/

Ky është postimi i tij i plotë:

Në gjendje lufte, sot e 21 vite më parë, pas një nate të rëndë me dhimbje të shtatëzanisë, iu lëshua gjakderdhja dhe i shpërtheu uji Meritës.

Të rinj, sabi, të papërvojë e mbi të gjitha vet në shtëpi. Krejt barra rra mbi mua.
Për shkak të komplikimeve të mëhershme gjatë lindjes së djalit Artit, u detyrova që Meritën ta dërgoj në spitalin e Prishtinës, i cili ishte nën masat e dhunshme, e plot polic serb.

Ne shqiptarët vetëm kur kishim zor të madh, shkonin në QKUK.

Rrugës për në spital, gati u realizua lindja. E thirra në telefon Saša Stanišić gjinekologun në spital. E thirra edhe të ndjerin gjinekologun Roki Gjonin.

Na pritnin te hyrja e klinikës. Adea Koci, lindi 10 minuta pasi hyri Merita Harxhi Koci në sallë. Pa komplikime. Dr. Saša më tha: “Ka qenë rrezik me të lindë Merita në veturë.”
Një natë përpara, gjendja e sigurisē në Prishtinë ka qenë e tmerrshme.

Ishte rrezik i madh që natën të lëvizje nëpër qytet. Kjo ishte arsyeja pse kemi pritë derisa i ka shpërthyer uji Meritës. Në fakt, e pritja me u zdritë. Vendimet i merrja une, për shkak se Merita ishte gati në kllapi! Më vonë e kam kuptuar që Merita gjatë natës ka qajtë prej dhimbjeve, gjatë kohës kur me kotke gjumi, por nuk ka guxu me më tregu, mos po e dërgoj natën në spital. E lodhur pas lindjes, Merita po më thotë: “Bleja një dhuratë Sashës, se shumë është kujdesë për mua.”Nuk po e sheh Aleksandrin, që ishte me mua.

“Ku bre ke pa shqiptari me qerasë kur gruaja i lind vajzë?” – ia ktheva une! Krejt dhoma, e cila ishte e stërngarkuar, qeshi. Qeshi edhe Saša. Sidoqoftë, kurrë nuk ja harroj edhe Sašës edhe të ndjerit Rokit. Urime ditëlindjen Adea!

Fotografia e Arianit Koci