U përfol për një lidhje me Can Yaman, zbulohet lidhja e Demet Ozdemir

Rreth një vit më parë, aktorja e njohur turke Demet Ozdemir i dha fund lidhjes me aktorin Seçkin Özdemir.

Fansat mendonin se shkak për ndarjen e tyre u bë aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman, megjithatë më vonë u vërtetua se ai nuk kishte asnjë lidhje me Demet-in.

Së fundmi mediat turke kanë zbuluar lidhjen e fshehtë të aktores, dhe thuhet se ajo është në një marrëdhënie me biznsmenin Jaman Taciroglu.

Ai është shumë i famshëm në Turqi pasi vjen nga një familje me emër dhe nëna e tij është stiliste. Jaman është 32 vjeç dhe lidhja me Demetin ka nisur fillimisht si shoqëri.

Tani çifti e ka bërë lidhjen familjare, pasi nëna dhe motra e Jamanit kanë nisur ta ndjekin në Instagram aktoren.

Demet Ozdemir është bërë e njohur për publikun shqiptar pas roleve në seriale shumë të ndjekur ku kujtojmë Sanem tek “Zogu i hershëm”, rolin Lale në serialin “Dhoma 309” dhe Asli në “Ëndërr luleshtrydhesh”.