11 vjeçari vrapoi pas Salah për një fotografi dhe theu hundën – veprimi pasues i Salah meriton duartrokitje

Një ngjarje mjaft interesante ka ndodhur në Britani të Madhe, mes një djaloshi 11 vjeçar dhe yllit të Liverpool, Mohamed Salah.

Louis Fowler, 11 vjeçar, ka thyer hundën duke vrapuar pas veturës së Mo Salah, në Melwood, përcjell lajmi.net.

Ylli egjiptian i futbollit kishte vënë re fëmijën që vraponte, dhe sigurisht si një njeri me zemër të madhe, u kthye dhe shkrepi një fotografi me vogëlushin.
Salah pastaj e kishte dërguar djaloshin në shtëpi tek prindërit e tij, për tu siguruar se gjithçka ishte në rregull me vogëlushin e tyre.

Gjeste të tilla i bëjnë edhe më të mëdhenj sportistët.