E pa pritur, pas përformances fantastike, ja ku po transferohet Muriqi

Zhvillime te papritura.

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në paraqitjet e tij me Kombëtaren e Kosovës. Sulmuesi 25 vjeçar i Fenerbahçe, Vedat

Muriqi ka tërhequr interesimin e gjigantit nga Premier League, Tottenham.

E sot Calciomercato raporton se interesim për sulmuesin kosovar kanë shprehur edhe dy ekipe nga Serie A, përcjell ORAinfo.

Lazio dhe Fiorentina janë dy ekipet italiane që janë duke e ndejkur sulmuesin e Kosovës. Mbetet të shihet se cili ekip do ta fitojë garën për ‘bishën’ e sulmit të Kosovës.

Muriqi është nisur për një fillim fluturues me Fenerbahçe këtë sezon, duke shënuar dy gola në hapjen e tre ndeshjeve të klubit.