Messi i drejtohet tifozëve të Barcelonës: Jep një premtim të madh për sezonin e ri

Lionel Messi është kthyer nga pushimet dhe sot i është bashkangjitur skuadrës në ndeshjen miqësore ndaj Arsenalit.

Para fillimit të ndeshjes, Messi mori fjalën para tifozëve të pranishëm në ‘Camp Nou’ dhe theksoi se edhe në këtë sezon ata do të luftojnë për të gjithë trofetë.

“Është e vështirë të them diçka sot. I përsëris gjërat që kam thënë sezonin e kaluar. I besoj kësaj skuadre, këtyre lojtarëve, stafit të trajnerëve. Së bashku, ne do të luftojmë për gjithçka. Sezoni i kaluar përfundoi pakëz i hidhur sepse e ‘falëm’. Ne duhet t’i japim vlerë ligës, kemi arritur atë 8 herë nga 11 sezonet e fundit. I besoj kësaj skuadre, këtyre lojtarëve, stafit të trajnerëve. Së bashku, ne do të luftojmë për gjithçka.

Sezoni i kaluar përfundoi pakëz i hidhur sepse e ‘falëm’. Ne duhet t’i japim vlerë ligës, kemi arritur atë 8 herë nga 11 sezonet e fundit” – tha pesëherë fituesi i ‘Topit të Artë’.