Messi ndëshkohet me karton të kuq

Pas vetëm 38 minutave lojë, Argjentina e ka humbur yllin dhe kapitenin e skuadrës, Lionel Messi, pasi që argjentinasi u ndëshkua me karton të kuq.

Argjentina dhe Kili janë duke u përballur për momentin në Sao Paulo të Brazilit për ta caktuar vendin e tretë të Kupës së Amerikës. Sfidën momentalisht është duke e fituar Argjentina me rezultat 2:0, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë gjithçka mund të ndryshojë gjatë kohës në vazhdim pasi që tani të dyja skuadrat janë duke luajtur me nga dhjetë lojtarë në fushë.

Lionel Messi i Argjentinës dhe Gary Medel i Kilit u ndëshkuan me kartonë të kuq për shkak të një zënke në fushën e lojës, të cilën mund ta shikoni më poshtë.