Ndizet atmosfera në Southampton

Ka nisur të ndizet atmosfera në Southampton, pak para ndeshjes mes Anglisë e Kosovës në kualifikimet për Euro 2020.

Shumë tifozë të Kosovës kanë nisur këngët në përkrahje të “Dardanëve”, para ndeshjes më të madhe deri tash për ekipin e Bernard Challandesit.

Takimi, që nis në orën 20:45, është i vlefshëm për Grupin A kualifikues.