Pësoi lëndim, Leo Messi tregon sa do të mungojë

Lionel Messi ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve me suadrën.

Numri 10 i skuadrës së Barcelonës, Lionel Messi, ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm për tifozët e skuadrës katalane.

Messi është kthyer në stërvitjet e skuadrës pas pushimeve, dhe qysh në seancën e parë ai ka pësuar një dëmtim.

Argjentinasi pritet ta humb ndeshjen miqësore kundër Napolit, por nuk dihet saktësisht se sa do të jetë jashtë fushave të blerta.

“Unë isha fokusuar të kthehem dhe për fat të keq pata një aksident në stërvitjen e parë, dhe ky aksident do të më lë jashtë fushave të blerta për pak kohë” ka thënë Messi në ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.

“Jam i lumtur me gjithë mesazhet e juaja. Doja të isha me skuadrën dhe njerëzit që na ndjekin ne në SHBA. Nuk ishte e thënë kësaj here, por ne do të shihemi përsëri së shpejti. Përqafime për të gjithë” thuhej tutje në postimin e tij.

Barca do të përballet me Napolin në Miami gjatë kësaj jave, në javën finale të fazës parasezonale.