Reagimi i qart i Ronaldos kur gruaja e tij kërcen me një mashkull

REAGIM INTERESANT

Georgina Rodriguez ishte bashkëprezantuese në festivalin “Sanremo” mbrëmë.

Për ta përkrahur partneren kishte shkuar edhe futbollisti Cristiano Ronaldo.

Georgina realizoi edhe një performancë duke vallëzuar tango, ndërsa deklaroi se kjo ishte hera e parë që kërcen tango.

Teksa Rodriguez po bënte lëvizje joshëse në skenën e “Sanremos”, Ronaldo ishte fokusuar për ta shikuar.

Por, kamera kishte fokusuar një moment Ronaldon, i cili bëri një reagim që po bën xhiron e rrjetit.

Pasi përfundoi performancen, bukuroshja u afrua pranë partnerit për t’ia dhuruar një puthje.