Sherr masiv në Milan-Lazio, ja çfarë ndodh në fund të ndeshjes

Falë penalltisë Milani arriti të fitojë 1-0 përballë Lazios së Strakoshës në ndeshjen e drejtpërdrejtë për fatet e kualifikimit sezonin e ardhshëm në Champions League.

Fati i këtij takimi u vendos në minutën e 79’ kur Franck Kessie mposhti portierin shqiptar nga pika e bardhë.

Por pas fundit të ndeshjes, lojtarët e Milanit dhe të Lazios u përfshinë në një sherr masiv ndërmjet tyre.

Luiz Felipe i Lazios, filloi të kapej me disa lojtarë të Milanit dhe një grup i madh shkoi drejt tij, ndërsa serbi Milinkoviç-Saviç u përpoq ta ruante nga nervat e futbollistëve kuqezinj.

Ndoshta do duket jo normale por për ta qetësuar situatën mendoi trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, i cili njihet për karrakterin impulsiv të tij.

Me këtë fitore Milani e ka nxjerrë Lazion nga objektivat për tu renditur në 4 vendet e para në Serie A.

Shikoni çfarë ndodhi pas ndeshjes.