Video: Lojtarët dhe tifozët që Ronaldo i ka bërë të qajnë

Një tifoz e ka publikuar një video ku shfaqen të gjitha momentet kur Cristiano Ronaldo i ka bërë futbollistët dhe tifozët kundërshtarë të qajnë me golat apo ndonjë veprim tjetër të tij në fushën e lojës.

Sulmuesi portugez 34-vjeçar e ka pasur një karrierë mbresëlënëse edhe për klubet – si Manchester Unitedi, Real Madridi dhe Juventusi – edhe për Kombëtaren e Portugalisë, transmeton Gazeta Express.

Gjatë kësaj periudhe me shumë trofe dhe çmime individuale, Ronaldo ia ka thyer zemrat disa lojtarëve dhe tifozëve kundërshtarë të tij.

Videoja e TKSport HD i shfaq disa nga ato momente kur ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit i ka mërzitur kundërshtarët, si me golin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2016 kundër Atletico Madridit.

Në këtë video shfaqen edhe lojtarë të tjerë si Fernando Torres dhe JuanFran, pasi Real Madridi e fituar ngritur trofeun e kampionit të Evropës.

Së fundi, Ronaldo arriti ta shënojë golin e 700-të në karrierën e tij me klube dhe ekipin kombëtar të Portugalisë, duke shënuar në disfatën 2:1 të Portugalisë kundër Ukrainës, javën e kaluar.